Bota, Kryesore

Nami në Rumani! Mbi 450 të plagosur, vijojnë protestat… edhe emigrantët kthehen në atdhe të rrëzojnë qeverinë

Dhjetëra e mijëra demonstrues anti korrupsion kanë dalë sërish nëpër rrugët e Bukureshtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të Social-demokratëve.

Shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në shtëpi për t’iu bashkuar protestave.



“Na duhet ndryshim… Duhet të ndryshojmë politikanët, qeverinë, sepse të gjithë ata janë të paaftë të bëjnë diçka të mirë për ne. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre.

Nuk do të dorëzohemi deri sa diçka të ndryshojë, deri sa ata të na japin shansin për një jetë më të mirë”,- thotë një protestuese.

Pas protestës së të premtes, kur pati edhe përleshje të dhunshme dhe 450 persona u lënduan, njerëzit tani janë akoma më të motivuar.

“Jam këtu sepse nuk dua që të mbizotërojë frika në shoqërinë rumune. Ky është shansi ynë i fundit; protestoni me ne”,- thotë një tjetër protestuese.

Social-demokratët në Rumani kanë hedhur poshtë apelet për zgjedhje të reja, duke thënë se protestat nëpër rrugë nuk duhet të lejohen të rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Shumë prej demonstruesve janë emigrantë rumunë që janë kthyer nga e gjithë Evropa për të shprehur zemërimin e tyre në qeveri. Ata udhëheqin tubimet pasi thonë se u detyruan të largohen nga vendi për shkak të korrupsionit.

Duket se edhe protestuesit nuk e kanë ndër mend të dorëzohen dhe pas natës së dytë radhazi të manifestimit, ata planifikojnë të radhës…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas