Kronika

Vidhnin skafe në Korfuz, arrestohen 4 të rinj në Sarandë

Pesë mjete lundruese, tre prej të cilave nga pala grek dhe dy nga pala shqiptare, u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar “Butrinti”.

Në pranga përfunduan katër persona, 2 nga pala shqiptare dhe 2 nga pala greke.



Policia e Shtetit sqaron se në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:

F.Ll, 17 vjeç dhe A.D., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.

Gjithashtu, policia greke ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy të rinjve nga Saranda në Ishullin e Korfuzit, të cilët janë kapur duke vjedhur mjete lundruese (skafe).

Në pranga përfunduan K.P, 17 vjeç, dhe K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas