Kronika, Kryesore

Vidhnin dyqane dhe banesa, arrestohen dy hajdutët në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshtë si autorë të vjedhjes së një dyqani në qytet.

Të arrestuarit janë shtetasit A.Z, 17 vjeç dhe F.B, 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.



“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para” thotë policia.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dy të miturit dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,

– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas