Kryesore

Vidhet dyqani i kompanisë celulare, policia 100 metra larg….

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan të një kompanie celulare, duke thyer xhamat e saj.



Nuk dihet vlera e parave të vjedhura, apo nëse personat kanë arritur të marrin dhe paisje telefonike, që ndodhen të ekspozuara në dyqan.

Grabitësit kanë prekur kasafortën e të hollave.

“Fax News” raporton se grabitësit kanë qenë me makinë ndërkohe gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë jo më larg sesa 100 metra.

Pavarësisht se këto dyqane janë zakonisht të pajisura me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, mbetet e paqartë sesi grabitësit kanë mundur që të largohen pa pësuar asnjë ‘’trembje”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas