Te Vecanta, Teknologji

Videolojërat nuk kanë lidhje me dhunën: e thotë shkenca

Një studim i radhës ka treguar se nuk ka asnjë lidhje midis akteve të dhunës dhe përdorimit të videolojrave, shkruan tgcom.

Një kërkim i ri shkencor, publikuar në revistën “Nature Journal Molecular Psychology” ka dalë në konkluzionin që nuk ka lidhje midis dhunës dhe videolojrave.



Kërkimi është bërë nga disa shkencëtarë gjermanë dhe është zhvilluar duke marrë në konsideratë tre grupe vullnetare, të ndarë sipas gjendjes shëndetësore, përgjithësisht të painteresuar për videolojrat, në total 77 vetë.

Para se të nisnin të luanin, çdo pjestari të grupit iu bë i njëjti pyetësor për të nxjerrë në pah zakonet personale. Njërit prej grupeve iu kërkua të luajnë “Gran Theft Auto V” (Hajdutët e makinave), një lojë me bazë kriminale, një nga lojrat më të famshme të të gjitha kohrave, ndërsa tre të tjerët luanin “The Sims 3” që ka në thelb jetën reale.

Pas testimit dy mujor, kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë ndryshim domethënës në nivel agresiviteti tek vullnetarët që kishin luajtur lojën “kriminale” GTA V për 30 minuta në ditë, çdo ditë. E njëjta gjë vlen edhe për nivelin e empatisë, ankthit, depresionit dhe disa faktorëve të tjerë të rrezikshëm.

Mes grupeve të lojtarëve nuk kishte asnjë ndryshim: “Bëhet fjalë për shembuj që kanë ndenjur shumë gjatë duke luajtur”-deklaroi njëri nga shkencëtarët e studimit.

Rezultati i kërkimit vjen pak ditë pas deklaratave të Donald Trump mbi dhunën e videolojrave dhe lidhjen që kanë me krimet e ndodhura kohët e fundit nëpër shkollat amerikane./ORA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas