Kronika

Video/ Ekzekutohen 10 urdhër-arreste, drogë nga Shqipëria në Itali…




               Publikuar në : 15:08 - 21/11/18 |
mapo.al

Policia italiane ka ekzekutuar disa urdhër-arresti për disa persona të përfshirë në trafikun ë lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.


Në orët e para të ditës së sotme autoritetet kanë ndaluar 10 persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafik droge.  Siç raportojnë mediat lokale në Itali, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç.

Pas përgjimeve telefonike dhe mbajtjes nën vëzhgim të grupit u arrit në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila  raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu një sasi të madhe parash kesh, të cilat i kishte përftuar grupi nga aktiviteti i paligjshëm i drogës.

Dyshohet se paratë e siguruara janë përdorur në blerjen e disa shtëpive në Itali në përpjekje për të  fshehur aktivitetin e paligjshëm./BW/


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas