Aktualitet

VIDEO / Zbulohet një thesar i madh në detin Adriatik






               Publikuar në : 19:10 - 09/09/18 |
mapo.al

Një grup zhytësish kanë gjetur në një anije të zhytur që besohet se përmban thesar me vlerë dhjetëra miliona euro, shkruan ‘Ansa’.


Anija i përket mbretit të Italisë, e zhytur në Adriatik në vitin 1866 në betejën e famshme detare të Lisë (Vis në kroatisht).

Kjo është transmetuar nga mediat kroate, të cilët citojnë gjuetarin e thesareve nënujore, Lorenzo Maroviç nga Liza.

Sipas një legjende që prej një shekull e gjysmë, në kohën e fundosjes së fregatës të Marinës Mbretërore, kishte brenda saj një sasi të konsiderueshme ari që do të shërbente për shpenzimet e qeverisë së përkohshme italiane në Dalmaci, në rast fitoreje të marinës italiane në Austri gjatë Luftës së Tretë të Pavarësisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas