Kryesore, Sport

Video/ Xhamadani vija vija “pushton” lokalet e Glasgow

Kanë mbetur më pak se 3 orë nga përballja mes Skocisë dhe Shqipërisë dhe kënga Xhamadani vija vija ka pushtuar lokalet e Glasgow. Një sfidë me vlera të veçanta për kombëtaren kuqezi e cila momentalisht kryeson grupin dhe një rezultat pozitiv në Glasgow do thoshte thuajse kualifikim në raundin e ardhshëm.

Rëndësia e këtij 90 minutëshi është ndjerë dhe nga shqiptarët e shumtë të shpërndarë anë e kënd botës dhe që në stadiumit “Hampden Park” pritet të jetë rreth 1000 të pranishëm.



Por pavarësisht asaj që do sjellë takimi i orës 20:45, festa te tifozët kuqezi ka nisur. Në një video të publikuar së fundmi në media, shfaqen disa tifozë të grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe jo vetëm që kërcejnë, këndojnë dhe i bëjnë thirrje futbollistëve të drejtuar nga Christian Panucci për të dhënë maksimumin në “Hampden Park”.

Takimi është i vlefshëm për grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas