Kronika, Kryesore

Video / Vret të vëllain në dasmën e motrës teksa kërcente

Duhej të ishte ditë e shënuar për të gjithë familjen, por një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.



Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar në kokë të vëllain, baba të dy fëmijëve.

I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti tu mbijetojë plagëve.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe arrestoi 9 persona. Si rezultat i hetimeve u provua se ishte vëllai i viktimës ai që kishte qëlluar. Ramazan Koyun u kap së bashku me armën e krimit.

Video është shpërndarë gjerësisht në median sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi. /tvklan.al

PasPara

1 koment

  1. “VLLEZRIT” TANË TURQ, PASI NA DEFORMUAN ADN PËR 5 SHEKUJ, PASI NA KONVERTUAN NË FENË MË OBSKURANTISTE QË NJEH CIVILIZIMIT, NA LANË AMANET EDHE HUQET E TYRE BARBARE TË THIKAVE E PLUMBAVE NDAJ NJËRI-TJETRIT.

    OJ SHQIPËRI E MJERA SHQIPËRI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas