Kronika

Video/ Vodhi 2 kg flori në një argjendari në Durrës, arrestohet pas 4 muajsh i riu

Katër muaj pas grabitjes së një argjendarie në bulevardin e qytetit të Durrësit, policia ka mundur të arrestojë autorin. Ai është 22-vjeçari Robert Hasmuça, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore, në kuadër të operacionit të koduar “Argjendaria”.



Në 18 prill, 22-vjeçari Hasmuça, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 të qytetit bregdetar kanë vjedhur me dhunë një argjendari, ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

“Uniformat blu kanë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër (vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas