KMR, Kryesore

Video virale: Pitoni kafshon burrin në organ kur u ul në banjë

Një piton rreth 2 metra i nguli dhëmbët në penisin e një burri sapo ai ishte ulur në banjë në Tajlandë. I terrorizuar, burri u detyrua që ta shkëpusë gjarprin nga penisi me duar.

Terdsak Kaewpangpan shkoi në tualetin e zyrës në Bangkok, kur gjarpri e sulmoi nga poshtë. 45-vjeçari nisi të ulërinte nga dhimbjet. Kolegët u futën në banjë dhe e gjetën teksa luftonte me gjarprin që nuk shkulej nga penisi.



Pasi e hoqi gjarprin, zvarraniku u kthye sërish në tualet, kurse Terdsak përfundoi në spital. Atje iu deshën 15 qepje në penis.

Ekipët e profesionistëve arritën ta nxjerrin gjarprin nga banjoja.

Kolegët e Terdsak e kishin parë gjarprin para dy muajsh në banjë, por kishin menduar se do të largohej. Edhe pse duhej të tregoheshin më të kujdesshëm, ata nuk e kishin marrë seriozisht këtë histori.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas