Sport

Video/ U kërkoi falje në sfidën me Lazio-n, Bonucci bën paqe me ultrasit e Juventusit

Kampi juventin ka qenë i ndarë për rikthimin e Bonucci-t pas largimit që ky i fundit bëri verën e kaluar te Milani.

Në ndeshjet miqësore, por edhe në takimin e parë në “Seria A” kundër Cheivo-s, mbrojtësi kishte disa që e duartrokisnin dhe të tjerë që e vërshëllenin.



Gjithsesi në fundjavë duket se ka ndodhur paqja totale. Në përfundim të ndeshjes kundër Lazio-s, 31-vjeçari i ka përshëndetur më shumë se të gjithë tifozët.

Në një moment në videon e mëposhtme shfaqet edhe teksa i kërkon falje ultrasve.

Këta të fundit, me duartrokitje i japin sinjalin futbollistit se tani është plotësisht pjesë e tyre.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas