Kryesore, Rajoni

Video tronditëse: Ja si përpiqen njerëzit t’i shpëtojnë zjarrit në Athinë

Një javë pas zjarrit vdekjeprurës në Athinë, mediat kanë publikuar të tjera pamje tragjike, duke treguar turmat e njerëzve që i drejtohen detit për të shpëtuar nga flakët dhe tymi asfiksues.

Në video duken dhjetëra njerëz, gra, të moshuar dhe fëmijë të vegjël, të cilët përpiqen me mjete të improvizuara për t’i shpëtuar vdekjes.



Njerëzit mbanin kokën të mbuluar për t’i shpëtuar tymit helmues ndërkohë që zjarret vazhdonin ende të shkatërronin gjithçka gjenin përpara.

Po ashtu në pamjet tronditëse duken sesi nënat mbulojnë fëmijët për t’i shpëtuar ata nga asfiksia e tymit, ndërsa persona të tjerë duken me telefon në dorë duke lajmëruar të afërmit e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas