ShowBiz

Video/ Trondit Albano Bogdo: Për arsye shëndetësore nuk do të jem më kurrë aktor!

Aktori i humorit Albano Bogdo ka hequr dorë nga aktrimi.

Ky lajm që ka shokuar fansat e tij, është dhënë vete prej aktorit i cili si duket ka probleme shëndetësore dhe personale.



Ai ka vendosur të braktisë përfundimisht profesionin e tij, aktrimin.

“Nuk kam qejf ti quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti.

Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’iu njoftojë se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme.

Do t’iu falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija.

Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe iu dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plotë bekime”, thotë aktori i njohur i humorit në video-n e postuar në Instagram.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas