Bota

Video: Tragjike, 24-vjeçaren e vrasin në ditën e lindjes

Një vajzë e re 24 vjeç është vrarë tragjikisht në ditën e saj të lindjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brazil, jashtë shtëpisë së 24-vjeçares ku ajo ishte mbledhur me miqtë për të festuar ditëlindjen.



Eliana Ferreira Campos ishte viktima e parë e vrasjes së 3-fishtë. Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin e rëndë. Një grup njerëzisht afrohet dhe nisin t’i sulmojnë fizikisht. Më pas nxjerrin armët dhe qëllojnë ndaj tyre. Dy viktimat e tjera më pas u identifikuan si Paloma de Oliveira Guimaraes 26 vjeç dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos 18 vjeç.

Tre autorët e dyshuar u arrestuan më vonë nga policia. Dyshohet se shkak i vrasjes së trefishtë të ketë qenë lufta e bandave për kontroll territori. Njëri prej të arrestuarve i tha policisë se nuk pendohej për veprimin e tij. Madje ai shtoi se së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kishin planifikuar të vrisnin më shumë njerëz në ditëlindjen e 24-vjeçares. Disa persona që ishin në ditëlindjen e Eliana Ferreira Campos kanë qenë rivalë të bandës së vrasësve. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas