Kronika

Video/ Trafik droge përmes Adriatikut, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës përmes Adriatikut. Gjatë aksionit policor në Brindizi, katër persona u arrestuan, si pjesë e një rrjeti të gjerë të drogës.

Dy prej tyre janë shqiptarë, me iniciale L.E. 38 vjeç dhe M.M. 29 vjeç. Mediat italiane thonë se 51 persona janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale. Dhjetë prej tyre janë arrestuar kohë më parë gjatë operacioneve të ndryshme. Grupi kriminal trafikonte hashash, kokainë dhe heroinë. Organizata është e ndarë në disa grupe njerëzish, të cilët kanë role të përcaktuara. Ata kanë kontrollin e tregut në Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata, madje dhe në Belgjikë, ku blinin sasi të mëdha kokaine dhe më pas i shpërndanin në qytetet italiane.



Nga hetimet është zbuluar gjithashtu se kjo organizatë kishte mbështetje logjistike nga grupet e tjera kriminale që ndodhen në Shqipëri, me të cilat bashkëpunojnë. Bandat në vendin tonë, bënin të mundur gjetjen e mjeteve për transportin e drogës dhe skafistët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas