Aktualitet

Video/ “T’ju jap noj kafe të mirë”, policia s’fal shkelësit:15 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranes në kuadër të operacionit “Tispol”, është fokusuar këtë fundjavë tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, në kontrollin e nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.

Sipas njoftimit të policisë, në 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë për shkelje të ndryshme si dhe janë vendosur rreth 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Në disa raste qytetaret kanë tentuar të korruptojë dhe punonjësit e policisë për t’i shpëtuar gjobave.



“Tju jap noj kafe të mirë, pa i rënë njeriu në qafë”- thotë një nga shoferët ën video, por policia i vendos prangat.


Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.

• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Rastet e Mitëdhënies:

Në rrugën “Xhorxh W. Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.

Në rrugën “Konferenca e Pezës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.

Në rrugen “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas