Kryesore

Video tjetër e atentatit: Ushtria ia mbath, Maduro kërkon ndihmë nga Trump

Lajmi kryesor i mediave ndërkombëtare vazhdon të jetë sulmi me dron ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.



Ai i shpëtoi atentatit teksa po fliste në një paradë të ushtrisë.

Shpërthimet e tmerrshme e terrorizuan presidentin dhe të shoqen.

Por edhe ushtria e tij e humbi plotësisht toruan siç tregojnë edhe pamjet e videos më poshtë.

Deri më tani thuhet se ishte një pajisje fluturuese që i shpërtheu presidentit para syve.

Maduro tha se pas sulmit qëndron Kolumbia, pasi ky vend e ka akuzuar atë se po minon demokracinë në Venezuelë.

Ai i ka kërkuar ndihmë presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai mund ta ndihmojë që të luftojë këto sulme terroriste.

Maduro beson se disa emigrantë venezuelas në SHBA mund të kenë sponsorizuar sulmin ndaj tij.

<
>
maduro1 maduro2 maduro3 maduro4 maduro5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas