Kryesore

Video/ Tiranë, ndalohet nga policia dhe mbahet e izoluar studiuesja e njohur amerikane

Policia e Tiranës ka ndaluar sot profesoreshën dhe studiuesen e njohur amerikane Lory Amy. Sikundër mësohet, Amy është ndaluar nga policia pasi i ka kërkuar llogari punonjësve të policisë sepse po arrestojnë protestues, të cilët kërkojnë prej ditës së djeshme lirimin e qytetarëve kuksiane të arrestuar pas protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit.

Profesoresha amerikane fillimisht i ka kërkuar punonjësve të policisë që të moslejojnë kalimin e automjeteve në një kohë kur qytetarët protestonin para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe më pas ka kërkuar arsyet sepse policia po shoqëronte qytetarët që po protestonin paqësisht.



Zyrtarisht policia nuk konfirmon urdhër-ndalimi apo arrestimi për profesoreshën amerikane, por njëherazi ajo nuk lejohet të dalë nga komisariati.

Atëherë zonja ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar.

Profesoresha Amy është shoqëruar në Komisariatin nr 3 të policisë nga të paktën 4 oficerë policie, ndërsa është pyetur për gjeneralitetet dhe arsyet sepse ishte në protestë.

Sikurse ka bërë vetë me dije, në komisariat i kanë thënë që ajo nuk është e arrestuar, por njëkohësisht nuk mund të largohet.

Profesoresha Amy, ndodhet në Tiranë për studimin e saj lidhur me krimet e komunizmit.

Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi I policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë, ndërsa vetë efektivët përpiqen t’I mbulojnë fytyrat.

Sipas asaj që vetë zonja Amy ka rrëfyer pasi ka kontaktuar në “Opinion.al”, ajo është ndaluar nga policia po ju dhënë një motiv  për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat.

Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

Ajo ka pohuar në telefon për Opinion.al , se teksa kalonte pranë Drejtorisë së Policisë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.

Zonja Amy është afruar tek policët duke u kërkuar  që t’I orientojnë makinat që në hyrje të rrugës e të mos I lejojnë të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.

Atëherë zonja ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar.

“Dukej sikur policisë i interesonte ky kaos”, ka thënë zonja Amy për Opinion.al. Ata janë afruar dhe I kanë kërkuar të largohet, por pasi ajo ka refuzuar, policët kanë vendosin ta shoqërojnë në komisariat, sikurse shihet edhe në videot e fotot  më poshtë./Opinion.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas