Kronika, Kryesore

Video/ Tiranë, kamera amatore filmon vrasjen e dyfishtë në ‘Don Bosko’

(KUJDES! PAMJE TË RËNDA +18)

Këto janë momentet kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19 – vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.



Është ora 08.20 minuta. Në këto pamje të siguruara nga “Tv Klan” shihet se si 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Disa dëshmitarë thanë se, Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj. Pak momente më pas e qëlloi dy herë.

Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë:“Mirë ia bëra që e vrava”.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij./Tv Klan/

<
>
11709836_1613126278944998_1605052293500366149_n 12039369_1637188659872093_5307699011039835608_n 12190061_1648472075410418_3168896386473078458_n 29511707_2033917723532516_294415482268295159_n 34773292_10212386623760886_6561359261073408000_n 34796531_10212386624080894_6406796277287223296_n 34813405_10212386623680884_4777571055696871424_n Caggggpture-1024x432 Foto-kryesore-feature-2-11 pamje WhatsApp-Image-2018-06-08-at-09.14.43 WhatsApp-Image-2018-06-08-at-09.14.45 xhuljeta-xhaferi-1068x533 xhaferr-mat-a suzana xhaferr-mata-3 Xhaferr-Mata-570x760 xhaferr-mat-a vrasje don-bosko-1
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas