Kryesore

Video: Thasë me para dhe kokainë, ja momentet kur goditet mafia shqiptare në Spanjë

Mafia shqiptare në Spanjë merr një goditje të fortë.

Kështu raportojnë disa prej mediave më të mëdha të këtij vendi.



Në një operacion të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh. Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.

Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr sikur ishin një kompani që ofronte transport.

Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj. Ajo ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kishte lidhje të ngushta në Spanjë.

Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas