Media

Video/ Tentoi ta puthë gjatë transmetimit LIVE, gazetarja i jep një leksion brilant tifozit

Një gazetare i dha një leksion brilant një tifozi futbolli që u përpoq ta puthte gjatë transmetimit live nga Kupa e Botës në Rusi.

Julia Guimaraes, gazetare e “TV Globo” dhe “SporTV” në Brazil, po raportonte mbi ndeshjen e Japonisë kundër  Senegal në Jekaterinburg të dielën, kur një burrë iu afrua asaj dhe u përpoq ta puthë në faqe.



Gazetarja arrin që ta shmangë, fillon duke e qortuar. Dhe tifozi u tërhoq shumë shpejt duke i kërkuar falje.

“Mos e bëj këtë, kurrë më, mirë?”-i tha Guimares.

“Më vjen shumë keq,”-dëgjohet ai duke thënë.

Dhe gazetarja vazhdon: “Nuk do të lejoj që ta bësh kurrë këtë gjë, kurrë. Mirë? Kjo nuk është e sjellshme. Kjo nuk është e drejtë. Anjëherë mos e bëj këtë gjë. Mos ia bëj kurrë këtë një gruaje. Mirë? Kini respekt!”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas