Bota

Video/ Teknologjia hyn edhe në sallën e Parlamentit, ja ‘deputeti’ elektronik që ‘raporton’…

Një robot që mund të ecë dhe të flasë ka dalë para Parlamentit britanik për të parën herë, të martën, duke bërë që përdoruesit e “Twitter”-it të rrëmbejnë mundësinë për të thumbuar kryeministrin Theresa May.

E gjithë kjo ndodhi pas një seance dëgjimore në Parlament në lidhje me inteligjencën artificiale. Anëtarët e Komitetit të Edukimit ftuan një robot të quajtur “Pepper”, që t’iu përgjigjej disa pyetjeve bazë.



I pyetur nëse njerëzit do të kishin një vend në një botë të re, ku sundimi i inteligjencës artificiale do të ishte suprem, “Pepper” u përgjigj me një zë të qetë.

“Robotët do të kenë një rol të rëndësishëm, por ne gjithnjë do të kemi nevojë për aftësi që janë unike për njerëzit; ndjesia e të prekurit, të bërit dhe të nxjerrjes së vlerave nga teknologjia”,- tha roboti.

Atij iu bënë edhe pyetje të tjera, e në disa raste “Pepper” dëgjoi dhe tundi kokën pa pasur një përgjigje.

Ndërkohë, krahasimet me tendencën e kryeministres për të kërcyer në mënyrë robotike dhe për të folur me një precizion metodik, gjë që i dhanë asaj edhe nofkën “MayBot”,- u shfaqën menjëherë në Twitter.

“Një dëshmitar bëri një performancë robotike para komisionit parlamentar… por nuk ishte Theresa May”,- shkruante një përdorues.

May në fakt është kthyer në subjekt të shakave periodike në rrjetet sociale, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë të negociatave për “Brexit”-in.

Ajo është thumbuar jo pak për mënyrën e kërcimit, që e ka shpalosur të paktën dy herë, gjatë gushtit në një udhëtim në Afrikë dhe në Konferencën e konservatorëve këtë muaj.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas