Kronika, Kryesore

Video/ Tavolina e shtruar në lokal, pellg gjaku. Ja vendi ku ndodhi vrasja në Mat…

Viktima e ngjarjes në Mat është Mentor Hoxha, ndërsa dy prej të plagosurve janë Xen Aliaj dhe Astrit Hani.

Punonjësit e bashkisë së Matit kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shelli. Ata po drekonin kur u qëlluan me armë zjarri nga një person, i dyshuar si Kujtim Koxha, i cili është shpallur në kërkim.



Për ngjarjen pati informacione kontradiktore dhe jo të sakta për shkak të largësisë së zonës dhe të dhënave të ndryshme nga spitali dhe policia. Ende nuk ka një njoftim zyrtar.

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, në lokalin ku po drekonin viktima dhe personat e plagosur.

Në tavolinë pjatat janë ende të pambaruara, ndërsa poshtë saj një pellg gjaku. Po kështu dhe tek pjesa e banakut,  ku me sa duket është mbështetur një prej viktimave duket gjurma e gjakut./BW/

Vrasja Ne Mat 2

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas