Kryesore, Sport

Video / Supergoli i Taulant Xhakës i jep fitoren Shqipërisë ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare ka fituar ndaj Izraelit me një super gol të Taulant Xhaka i cili shënoi me një goditje të bukur nga distanca.

Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj kërkuan hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.



Loja në “Elbasan Arena” pa kuqezinjtë protagonistë, që kërkonin të kontrollonin lojën dhe iu afruan disa herë golit, ku rastet më të mira i pati sulmuesi shkodran Sindrit Guri.

Nga ana tjetër, izraelitët prisnin kundërsulmin dhe zbritën disa herë rrezikshëm, por gjetën përballë një super Thomas Strakosha, që në të paktën 3-4 raste u mohoi golin.

Në minutën e 55-të ishte një aksion i Hykës nga e majta, që pasi u fut në zonë, shërbeu për Xhakën në hyrje të saj dhe goditja e numrit 14 të kuqezinjve, përfundoi në cepin e djathtë të portës së Izraelit.

Në minutat në vijim Shqipëria pati sërish disa mundësi shënimi, ku më flagranti ishte ai i Elseid Hysajt, që i vetëm me portierin gjuajti jashtë, ndërsa në krahun tjetër, Strakosha e kishte kyçur portën e vet.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit hungarez Victor Kasaai “ndezi” festën kuqezi në Elbasan dhe kudo, ndërsa solli edhe çlirimin e Christian Panuccit, që nuk e fshehu entuziazmin e këtij triumfi, pas një periudhe disa mujore të kaluar mes kritikave dhe rezultateve negative.

Takimi i radhës i Shqipërisë do të jetë mbrëmjen e 10 Shtatorit në Gllasgou ndaj Skocisë, po për Ligën e Kombeve, në një sfidë ku do të kërkohet suksesi i radhës, për t’u konfirmuar në krye të grupit.

Top Channel

 

 

55′ GOOOL SHQIPËRIA! Taulant Xhaka shënon një supergol duke goditur nga jashtë zone dhe topi që gjen rrjetën. Ky është goli i parë i Xhakës me fanellën e Shqipërisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas