Aktualitet, Kryesore

Video/ Stuhi e fuqishme gjatë natës në Durrës, si u rrezikua përplasja e dy jahteve me turistë

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë gjatë natës qytetin bregdetar të Durrësit ka sjellë dëmtime në qytet si dhe ka rrezikuar të përplasen dy vinça në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BW” se si, rezultat i furtunës që ka zgjatur rreth 20 minuta, njëri nga vinçat në Portin e Durrësit ka dalë nga shinat dhe është spostuar rreth gjysmë metri.



Vinçat duhet të ishin të siguruar nga autoriteti portual, pasi kanë rrezikuar të përplasin 2 jahte të turisteve të ankoruar në këtë port.

Gjithashtu mësohet se si pasojë e stuhisë janë shkatërruar tabla, vazo lulesh si dhe pemë në qytet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas