Kryesore, Sport

Video spektakolare: Ja kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”

Punimet për stadiumin e ri “Arena Kombëtare” po vijojnë me intensitet.

Tashmë është kryer një pjesë e mirë e tyre për skeletin e impiantit, e sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, që është edhe përgjegjës për investimet për infrastrukturën në këtë institucion, këto lloj punimesh pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.



“Puna po ecën me ritme të shpejta dhe besoj se brenda muajit, ose maksimumi 15 ditët e para të korrikut do të kenë përfunduar të tëra punimet e betonarmesë. Më pas do të vazhdojnë punimet në drejtime të tjera. Për dy-tre muaj do të mbyllet edhe pjesa e mbulimit të stadiumit, që për të thënë të vërtetën mbulimi është goxha i madh”, shprehet Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Dervishaj theksoi se tashmë janë krijuar ambientet e dhomave të zhveshjes, apo sallës së konferencave, e shtoi se pritet që “Arena Kombëtare” të jetë gati për zhvillimin e ndeshjeve në mars të vitit 2019.

“Shpresojmë që në fund të vitit ne ta kemi gati stadiumin për kolaudim. Do të duhet koha e nevojshme për provat, por stadiumi do të jetë gati besoj në fund të marsit 2019 për të luajtur”, tha Arben Dervishaj.

“Arena Kombëtare” është e nivelit “4 Elitë”. Aty mund të zhvillohen të gjitha ndeshjet, përveç finaleve të Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se ka një kapacitet 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas