Media

Video/ Sonila Meço na prezanton me vajzën e saj, si dy pika uji

Gazetarja e njohur, Sonila Meço që prej kohësh është larguar nga ekrani nuk nguron të ndajë me ne momente të veçanta nga jeta e saj private. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, në ditën më të veçantë për të bijën, Amaris. E vogla e saj tashmë është rritur dhe sapo ka mbyllur klasën e parë. Krahas fotove të shkëputura nga dita më e bukur për të bijën, ‘Festa e Abetares’ ajo ka derdhur gjithë emocionet në disa rreshta.

“Është dita e saj, lamtumira e Abetares. Mbyllja e klasës së parë. Janë dashuritë e saj, ato të parat fare, që kujtesa do të kujdeset t’i ruajë pastër mësueset, shokët e shoqet. Është Dantja dhe Aria me të cilët vuri kusht të nisnin së bashku mësimin në të njëjtën shkollë, në të njëjtën klasë. Jam unë, që nuk arrita kurrë të emocionohem para daljeve televizive, siç u ndjeva sot, me Amarisin në skenë. Janë Drini, nënoli dhe gjyshërit, të lumturuar. Është Tante Rezi, që enkas mori një javë pushime (jo e zakonshme për gjermanët), për të mos humbur ditën e Amarisit. Janë kujtimet tona. Porse të ngjashme me tuajat i ndamë këtu për t’ju ngacmuar sadopak në një ushtrim të ëmbël kujtese. Këto janë thjesht kënaqësitë sublime të jetës”,- ka shkruar Sonila.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas