KMR

Video si në filma…/ ‘Përbindëshi’ gjigant terrorizon lundruesit, u kalon fare pranë me gojën hapur




               Publikuar në : 22:15 - 30/06/18 |
mapo.al

Një grup me njerëz po lundronin me varka në një port të ‘Isle of Man’, në Britaninë e Madhe, u tmerruan kur kuptuan se pranë tyre ndodhej një peshkaqen i madh.


Instruktorja e lundrimit, Jennifer Kneale, u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë aty ku janë dhe të bëjnë lëvizje minimale për të mos e shqetësuar, ndërsa gjallesës gjigante i shihej vetëm penda e kurrizit mbi sipërfaqe.

“Të gjithë ishim të befasuar, se sa afër nesh po kalonte, ndërsa nuk kreu ndonjë veprim për të na shqetësuar”,- ka thënë 37-vjeçarja për ngjarjen.

Në video mund të shihni lëvizjen e kësaj gjallese, që mbante gojën hapur dhe ushqehej në ujin e pasur me shumë alga.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas