Video/ Shqetësimet nga terrorizmi, Izraeli nis ndërtimin e një muri në det

Bota



               Publikuar në : 20:46 - 07/08/18 |
enton palushi

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka lëshuar imazhet e para të një muri detar që po ndërton rreth Rripit të Gazës, duke izoluar më tej territorin palestinez.


Fotografitë e postuara në faqen e internetit të Ministrisë dhe xhirimet e një droni të publikuara në kanalin e saj në YouTube, të dielën, tregojnë automjete ndërtimi që punojnë për zgjerimin e murit dhe ndërtimin e një ure.

Izraeli thotë se, pengesa ka për qëllim parandalimin e sulmeve terroriste nga Gaza.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman shkroi: “Ne po vazhdojmë punën intensive për të ndërtuar pengesa të tokës dhe detit rreth Gazës. Hamasi po humbet aftësinë për të sulmuar Izraelin çdo ditë”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas