KMR

Video/ Shpella e Librazhdit një mister…kush futet brenda saj, kthehet menjëherë në…

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur Gizavesh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një fshati historik, shtëpi karakteristike, njerëz bujar, por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.

Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?



Gojëdhëna e parë, për nga ka marrë dhe emrin është se:

Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.

Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrob ne trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo djelli të lind vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Sipas legjendës thuhet që:

Çdo njeri që hynte në shpellë ktheheshe në gurë të veçantë që shpëlqen nën rrezet e diellit”

Si e tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një hërë në 12 muaj gurët shpëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?

Çfarë ka ndodhur me disa djem para disa vjetësh në këtë shpellë?

Një banor tregon:

Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje. Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.

Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave.

Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas