KMR

Video shokuese: BMW-ja përplaset me pemën, vdesin 4 persona, po i ndiqte policia






               Publikuar në : 13:08 - 03/08/18 |
mapo.al

Ky është momenti shokues kur një BMW fluturon nga rruga dhe përplaset me një pemë.


Nga kjo përplasje humbën jetën katër personat në bordin e makinës.

Ngjarja u regjistrua në Angli.

Makina BMW po ndiqej nga pas nga një mjet i policisë.

Viktimat quhen Murthza Chaudhry, Zeeshan Khalid, Arban Hussain dhe një person i quajtur Tayyub.

Babai i njërit prej viktimave, që kishte në pronësi mjetin BMË, tha se nuk e priste diçka të tillë.

Ai tha se i biri ishte djalë i urtë i sjellshëm, megjithatë ai e ishte udhëzuar disa herë që të mos dilte natën pasi mund të përfundonte në telashe.

Video e përplasjes është regjistrua nga banorët e një zonë rezidenciale ku ndodhi edhe aksidenti i rëndë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas