Kryesore

Video/ Shkelje pa fund, policia kap 65 shoferë në flagrancë për 120 minuta






               Publikuar në : 14:45 - 31/08/18 |
mapo.al

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar sot 65 drejtues mjetesh vetëm për një arsye: nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve.


Në një deklaratë të Policisë thuhet se siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në 👁👁, e rrugoreve 👮♀🚔 të kryeqytetit.

Me gjithë punën 📸✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet kur drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi 🚶🏻♂🚶♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cenojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, regjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas