Kronika, Kryesore

Video: Shihni bazën e mbushur plot me drogë dhe granata në Berat

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat u zhvillua operacionin i koduar “Kalaja”. ku u shpall në kërkim shtetasi:

L.B, 47 vjeç, banues në Berat.



Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen “13 Shtatori” ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas