Sport

Video/ S’e mbajnë nervat, trajneri i Romës godet me grushte pankinën, por… thyen gishtin

Trajnerin e Romës, Di Francesco-n, nuk e kanë mbajtur nervat mbrëmë gjatë ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Atalanta-s.

Skuadra bergameske e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-3, duke befasuar në “Olimpico”, aq sa Di Francesco tha: “Isha gati të ndërroja 8 futbollistë”.



Gjithsesi Roma arriti që në fraksionin e dytë të lojës të barazonte në 3-3, por ky moment bëri që trajneri i verdhekuqve të shpërthente duke goditur pankinën me grushte.

Si pasojë ai theu gishtin e pestë të dorës së majtë, ndaj sot në mëngjes ish-trajneri i Sassuolo-s i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në vilën Stuart.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas