Aktualitet

Video/ Salvini zbret në Brindisi, pasagjerët e presin me “Bella ciao”

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm, njëkohësisht zv.kryeministër, Matteo Salvini në Puglia, për fushatën elektorale të zgjedhjeve administrative të së dielës së 10 qershorit.

Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.



Videoja u publikua menjëherë në rrjetin social Facebook nga Giuseppe Gelo.

“Ishim në bord me disa miq të sindikatës – thotë autori i videos, – ndërsa të tjerët na u bashkëngjitën. Sigurisht që nuk i pëlqeu shumë”.

Dikush tentoi t’u kundërvihej pasagjerëve duke kënduar pjesë të “La canzone del Piave”, por u hesht në mënyrë të menjëhershme nga të pranishmit, tregoi më tej sindikalisti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas