Sport

Video/ Salah e nis aty ku e la, Uest Hemit nuk i mjafton merkatoja milionere

Sot janë luajtur dy ndeshjet të tjera nga java e parë e Premier Ligës, ku Liverpuli ka arritur të mund ë në shtëpi Uest Hemin me rezultatin e pastër 4-0. Autorët e golave, kanë qenë të përhershmit, ku Salah në minutën e 19 ka shënuar golin e parë, ndërkohë që në minutëne  fundit të kohës shtesë së pjesës së parë, ka dyfishuar Mane.

Në pjesën e dytë, ka qenë sërish Mane ai i cili ka shënuar golin e  tretë dhe kur dukej se gjithçka po përfundonte, ka shënuar edhe Starrixh në minutën e 88. Në këtë takim, është aktivizuar edhe Xherdan Shaqiri, që ka zënë vendin e Manes në minutën e 82.



Takimi tjetër mes Southemptonit dhe Bërnleit është mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që java e parë e Premier Ligës mbyllet sot me supersfidën mes Arsenalit dhe Mançester Sitit, në orën 17:00. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Rezultatet:

Liverpul-Uest Hem 4-0
Shënues: 19’Salah, 45+2′, 53’Mane, 88’Starrixh

Southempton-Bërnlei 0-0

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas