Aktualitet

Video/ Rrëfimi: Pashë 13 vjeçaren të vdiste e copëtuar në shkëmbinj, ishte si 11 Shtatori…

Dëshmitë të tjera tronditëse po dalin mbi situatën dramatike me të cilën po përballet Greqia nga zjarret të cilat kanë shkaktuar  të paktën 60 të vdekur në fshatin bregdetar të Matit, në lindje të Athinës.

Një dëshmitare okular tregoi se si një vajzë e re u hodh në shkëmbinj për të shmangur zjarrin dhe gjeti vdekjen.



Maria Patsiou përshkroi se vajza 13-vjeçare kërceu duke menduar se ajo do të arrinte në det. Por fatkeqësisht, ajo u rrëzua në shkëmbinj.

Duke folur për faqen greke newsit.gr, Patsiou tha se dëgjoi një britmë dhe më pas e pa vajzën duke kërcyer. Kur ajo iu afrua, vajza ishte e vdekur nga përplasja e fortë. Ajo ishte gjithashtu e mbuluar me djegie.

“Ishte si 11 shtatori. Më kujtoi njerëzit që kërcenin nga Kullat Binjake”,- tha Patsiou.

Video në greqisht:

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas