Sport

Video / Ronaldo dhe yjet e Juves bashkohen te… doktori i Shqipërisë

Fillon epoka e Kristiano Ronaldos te Juventusi, me testet zyrtare mjekësore para fillimit të sezonit të ri në klubin italian. Portugezi ka qenë sot i pranishëm në J-Medical, për të zhvilluar atë që ishte në fakt dita e tij e parë “aktive” si futbollist i bardhezinjve.

Këtë herë, Ronaldo nuk ishte i vetëm, pasi në J-Medical, atij i janë bashkuar edhe disa nga yjet e tjerë të skuadtës të cilët kishin më shumë ditë pushime për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Botëror si Higuain, Dibala, Kuadrado, Douglas Kosta apo Bentakur.



Të gjithë janë përshëndetur përzemërsisht me portugezin, duke shkëmbyer edhe disa batuta në ditën e tij të parë të “punës” së bashku.

Të gjithë kanë kryer testet dhe janë vënë nën urdhrat e stafit të J-Medical, pjesë e të cilit është edhe Xhanluka Stesina. Ky i fundit ka qenë pjesë e stafit mjekësor të përfaqësueses shqiptare në periudhën kur drejtonte Xhani De Biazi dhe herë pas here kryen të njëjtin rol edhe me Kristian Panuçin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas