Sport

Video / Roma lë pikë në shtëpi, barazim argëtues me Atalantën e Gjimshitit

Roma humb pikët e para në këtë sezon pas një barazimi argëtues 3-3 me Atalantën në “Olimpiko”, duke treguar se është ende larg formës ideale në këtë fillim sezoni.

Edhe pse skuadra e Di Françeskos e filloi ndeshjen me shumë vrull dhe gjeti rrjetën që në minutën e dytë pas një goditje mjeshtërore me thembër të Pastores, ajo la për të dëshiruar në vazhdimin e pjesës së parë ku skuadra mike barazoi fillimisht me Kastanje dhe pastaj shënoi dy herë të tjera me Rigonin.



Në pjesën e dytë, Di Françesko i dha menjëherë hapësirë Nzonzi dhe Klajvert, me ndeshjen që ndryshoi plotësisht pasi romanistët filluan të sulmonin me forca të shumta duke mbyllur në gjysmëfushën e vet Atalantën, në mbrojtjen e së cilës ishte titullar Gjimshiti. Florenci hapi takimin pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa Manolas më pas barazoi shifrat si rrjedhojë e një goditje dënimi të shkaktuar nga Gjimshiti.

Në minutat e fundit, pavarësisht epërsisë territoriale të Romës dhe rasteve që krijoi, rezultati nuk ndryshoi më dhe dy skuadrat u desh të kënaqeshim me nga një pikë. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas