Politika

Video / Rikonstruktohet Ambasada shqiptare në Athinë




               Publikuar në : 17:14 - 13/10/18 |
mapo.al

Një nga konsullatat ku marrin shërbim numri më i madh i shqiptarëve në Athinë është rikonstruktuar tërësisht.


Përveç shërbimeve konsullore online, pothuajse çdo ditë në këtë konsullatë marrin shërbimin afro 100 persona.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar pamjet e ambienteve të rikonstruktuara të shërbimeve konsullore të Ambasadës Shqiptare në Athinë.

“Ambientet tërësisht të rikonstruktuara të shërbimeve konsullore të Ambasadës Shqiptare në Athinë, ofrojnë kushte bashkëkohore për shërbim ndaj qyetarëve me transparencë, shpejtësi dhe efikasitet. Komuniteti shqiptar në Greqi përbën numrin më të madh të bashkëkombasve tanë jashtë atdheut, kontributi i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm”, shkruan bashkëngjitur videos Bushati.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas