Bota

Video/ Rëndohet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 22 të vdekur






               Publikuar në : 15:46 - 14/08/18 |
mapo.al

Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.


Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

8 persona raportohen të zhdukur. Mes viktimave është edhe një fëmijë.  Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë.

“Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”,- shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

“Po e ndjekim minutë pas minute situatën e shembjes së urës në Genova, falënderoj deri tani 200 zjarrfikësit dhe të gjithë heronjtë e tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë”, shkroi ministri i Brendshëm Matteo Salvini në “Facebook”.

LIVE GENOVA

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa e objekte të tjera. Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie. Corriere shkruan se ka persona nën rrënoja dhe janë aktivizuar njësitë e qenve për të kryer kërkime.

Sergio Battelli@BattelliSergio

Disastro a . Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni.

Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në policinë italiane, ndërsa fotot janë postuar në “Facebook”.
Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “Walter Fillak” në zonën e Sampierdarena.

Të dyja karrexhatat kanë rënë në tokë për rreth njëqind metra. Në autostradën A10 Genova-Savona është mbyllur kryqëzimi midis A7 Milano-Genova dhe Genova Aereoport në të dy drejtimet.

Më 6 gusht një autocisternë me lëndë djegëse shpërtheu në zonën Borgo Panigale, në Bolonja duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 67 të tjerë. Si pasoje e shpërthimit një pjesë e urës së Bolonjës u rrëzua.

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas