Aktualitet

Video/ Radhë të shumta, çfarë po ndodh në doganën e Morinit?




               Publikuar në : 11:09 - 16/06/18 |
mapo.al

Mëngjesin e sotëm ka pasur radhë të gjata në pikën doganore për shkak të punimeve në doganën e Morinit.


Gjatë paradites është punuar me 3 sportele nga 5 sportele gjithsej.

Bllokimi i doganës është shkaktuar dhe nga transportimi drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

Kalimi i tyre në dogane ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Sipas të dhënave nga Morina, pritja për të kaluar doganën sipas qytetarëve shkon në 10-20 minuta, ndërkohë që po punohet me pesë sportele dhe personel të shtuar. Fluksi vijon të jetë në rritje.

Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut ne piken doganore të Morinës.

<
>
auto_f1_dogana-e-morinit-ne-kukes13363786241521366213 morin m-orin1 morin3 morin3-1 morina morinnens


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas