KMR, Kryesore

Video që po thyen rrjetin: Qeni mbron të vegjlit e saj nga kobra

Kjo video e trishtë po bën xhiron e rrjetit. Ajo tregon momentin kur një qen po mundohet që të mbrojë të vegjlit e saj nga një prej gjarpërinjve më të frikshëm në botë, një kobra.

Nëna e qenve duket e dëshpëruar në përpjekjen e saj, pasi kobra i ka vrarë dy këlyshë të vegjël.



Megjithatë ajo nuk tërhiqet për të mbrojtur këlyshët e tjerë.

Videoja është bërë në Indi.

Dy burra përdorin një shufër hekuri për të larguar kobrën. Ata thanë se nuk mund ta bënin këtë gjë më shpejt, pasi kobra ishte shumë agresive dhe mund t’i kishte kafshuar edhe ata.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas