Kryesore

Video / Pushime me familjen, Rama vizitë private në kroçerën e ankoruar në Sarandë






               Publikuar në : 18:57 - 03/08/18 |
mapo.al

 Ndonëse ai ndodhet me pushime bashkë me familjen e tij, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë ditë që të zhvillojë një vizitë private në një kroçerë që është ankoruar në portin e Sarandës.


Kreu i qeverisë, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, Linda, rreth orës 18:00 ka hipur në bordin e krocerës ‘Le Lyrial’, e cila është ndalur në Sarandës mëngjesin e sotëm, raporton BW.

Mësohet se në bordin e mjetit lundrues ndodhen rreth 180 administratore kroçerash të ndryshme. Ndërkohë, gjatë orëve të paradites administratorët e këtyre kroçerave vizituan Butrintin Antik.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas