Kryesore

Video/ Provokacia! Serbia ngre avionët gjuajtës, fluturojnë ulët mbi Preshevë

Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e autoriteteve kosovare në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, kanë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në “Top Channel”, pamje të xhiruara në video të avionëve luftarakë që fluturonin mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure.



Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime.

Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.

<
>
vucic-avionet Screen_170225_131556 Capture-25 1784477 1665F12D-CEFD-B26B-F6BB-77306BB3056C 7AB3C4ED-F9F4-20D8-6D1D-0AA96F36A62A 2itqy3t
PasPara

1 koment

  1. Keshtu filloi edhe Millosheviqi me Kosoven, mirepo sot nuk guxon.Sa i perket Vulin, Daçiç dhe Vuqkes jan qente e zgjebur te Sllobes te mbetu ne detyrë. MUND TA PROVOJNE, KTHEJENI ZONEN TAMPON NGA NATO, dhe te shofim a do te fluturojne keto rrangallat e putkes.Kta vrasin femijet e tyre per realizim te caqeve nacionaliste ,gje qe nuk e ben asnje popull normal ne botë e leje mo te dergoj rrangallat e falura ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas