Aktualitet

Video / Predikimi i imamit për femrat, reagojnë aktivistet për të drejtat e grave




               Publikuar në : 18:25 - 09/09/18 |
mapo.al

Kjo është një thirrje e përditshme për t’iu falur Perëndisë në qiell dhe për paqe sociale në Tokë. Por një ligjërim fetar, i mbajtur nga imami i kësaj xhamie, përpara disa besimtarëve, ka shkaktuar disa reagime të forta nga disa shoqata që mbrojnë të drejtat shoqërore në Shqipëri, veçanërisht nga ato të grave.”


Diferencimi gjinor në deklaratën e imamit Elvis Naçi, konsiderohet i papranueshëm e deri i rrezikshëm nga aktivistet për të drejtat e grave në Shqipëri.

Sipas tyre kjo deklaratë, e shkëputur apo jo nga konteksti i ligjërimit, do të sillte pasoja negative në trajtimin e gruas dhe statusin e saj  në shoqërinë shqiptare.

Po për psikologen Edlira Dyrmishaj, njëherësh themeluese e nismës për të drejtat e grave dhe vajzave të mbuluara, fjala e Imamit nuk duhet të shkëputet nga konteksti pasi lë vend për keqkuptime.

E megjithatë psikologia Dyrmishaj pranon se duhet pasur kujdes që në ligjërimet publike të shmanget krijimi i stereotipeve gjinore.

Kjo nuk është hera e parë që ligjërimet fetare shkaktojnë një valë reagimesh në publik për pozitën e gruas në shoqëri. / Tv Klan

 


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas