Kronika

Video/ Pranga biznesmenit shqiptar, kapet me 800 kg drogë në Itali

Një sasi prej 800 kg drogë (marijuhanë dhe hashash) është sekuestruar gjatë një aksioni policor në Itali dhe dy persona janë arrestuar, një shqiptar dhe një italian. Operacioni raportohet se është zhvilluar nga karabinierët pasditen e së dielës në zonën malore të komunës Russi në Ravenna, por rezultatet janë bërë të ditura këtë të mërkurë.

Droga, nëse shitej me doza të vogla, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 8 milionë euro, sipas hetuesve. Shqiptari i arrestuar është 40 vjeç, banues në zonë, me precedentë penale për vepra jo të rënda. Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se është pronar i një aktiviteti grumbullimi mbetjesh. Ai kishte marre me qira një magazinë u gjet droga, 602 kg marijuhanë dhe 128 kg hashash, e ndarë në paketime.



I arrestuari tjetër është një 70-vjeçar italian, pronari i një fabrike të vogël divanësh. Në makinën e këtij të fundit, një Citroen C5, efektivët kanë gjetur 70 kilogram marihuanë. Fillimit, u arrestua italiani dhe më pas efektivët arritën te magazina e marrë me qira nga shqiptari, i cili gjithashtu u vu në pranga.

Droga dyshohet se vjen nga përtej detit, tha një hetues gjatë konferencës për mediat ku u bënë të ditura rezultatet e aksionit, duke përmendur “rrugën Ballkanike”. Në raportet e fundit të autoriteteve të mediave italiane, zbulohet se “rruga Ballkanike” e trafikut të drogës zotërohet nga shqiptarët. Dhe sasia më e madhe e drogës që trafikohet nga Ballkani në Itali, e ka origjinën nga Shqipëria. /ma.me

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas