Auto

Video/ ‘Porsche’ mbush 70 vjeç… tani edhe me një linjë vere për makinën e parë që prodhoi

Në raste speciale, kërkohet edhe verë speciale. Alkooli dhe ngarja e makinës nuk shkojnë bashkë, por ‘Porsche’ dhe vera bëhen bashkë pasi të jetë lancuar vera ‘Cuvee 356’.

E emëruar si ‘Porsche 356’, vera është e punuar nga një varietet i veçantë rrushi, ndërsa ka nivel të lartë stili të njohur si ‘Cuvee’. Përbëhet nga 65 për qind pinot blanck, 18 për qind chardonnay, 12 përqind sauvignon blanck dhe 5 për qind pinot gris.



Kjo verë vije nga Syteria e Austrisë, njëjtë sikurse edhe familja ‘Porsche’, si dhe vendlindja ku 356 u prodhua më 1948. Vera po punohet nga Armin Tenent, që është një prej krijuesve më të mirë të verërave.

Ried Zierregg 2015, është vera nga i njëjti prodhues, që u shpërblye 97/100 nga autori Robert Parker, shkruan tg.

Për këtë prodhim, ai ka punuar me zyrtarë të lartë nga ‘Porsche’, si dhe ekspert të fushave të ndryshme, që pos shijes të ketë edhe shishe, tiketë dhe gjëra tjera përcjellëse sa më të veçanta.

Mundësinë për ta shijuar atë, e kanë pasur disamiq të ngushtë të prodhuesit gjerman, teksa të tjerët duhet të paguajnë 18.50 euro për një shishe. Vetëm se, për ta blerë jashtë Gjermanisë duhet të porositet tërë paketimi prej 36 shishesh.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas