Kryesore, Politika

Video/ Politikanët harrojnë ‘sherret’, ku po pushojnë Meta, Rama e Basha

Zhytjen e fundit para se të ikë vapa e gushtit, Edi Rama po e bën në bregdetin e jugut.

Misioni i vetëm i kryeministrit këto ditë të nxehta është t’i mësojë notin djalit të tij Zaho, duke harruar për pak kohë  hallet qeveritare ashtu si edhe reagimet zyrtare për debatin që është ndezur si brenda dhe jashtë territorit shqiptar, mbi deklarimet e presidentit kosovar  për korrigjimin e kufijve



Në viset shqiptare po pushon edhe Ilir Meta President, i cili prej ditësh po eksploron bukuritë e bjeshkëve te Rugovës, por kreu i shtetit shqiptar ka zgjedhur qetësinë dhe shmangien e komenteve për aktualitetin politik duke mbajtur ne balance temperaturat politike me ato atmosferike.

Pushimet familjare natyrisht kanë bërë bashkë presidentin  dhe kryetaren në opozitë të LSI-së.  Në aventurën e tij gushtore, Presidentin e ka ndjekur bashkëshortja  Monika

Shqipërinë nuk e ka braktisur as Lulzim Basha. “News24” e pyeti liderin e opozitës se  ku po i kalon pushimet dhe përgjigjja që mbërriti ishte Qerreti.

Lulzim Basha ka zgjedhur  bregdetin shqiptar për të bërë kredhjen e fundit ne det, para betejës se madhe opozitare qe ka paralajmëruar ne shtator.

Sali Berisha, besnik i gjirit të Lalëzit, edhe pse larg Tiranës nuk nguron të përfshihet virtualisht në debate dhe replika, më e fundit ajo me Presidentin  e Kosovës, ndërsa më diskret  për vendoshjen e tij duket kreu i Kuvendit.

Politika po merr energjitë e fundit  para se vjeshta të trokasë, shtatori pritet me surpriza, ndryshime në qeveri, një ftesë e hapur e maxhorancës për bashkëpunim me opozitën dhe një aksion i nxehtë parlamentar./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas